Rreth nesh

Cfarë është platforma 'Përmirëso Qytetin'?

'Përmirëso Qytetin' vjen si ide e qeverisë shqiptare për tju ardhur në ndihmë të gjitha bashkive, ku cdo bashki do të ketë aplikacionin e saj nga ku qytetarët të mund të dërgojnë ankesat e tyre.

Qyteti ynë ka një numër të madh problemesh të cilat ne i shohim dhe i prekim cdo ditë. Jemi të ndërgjegjshëm që jo të gjitha janë në vëmendje apo mund të identifikohen nga institucionet përkatëse. Për të zgjidhur sa më shpejt problemet dhe për të afruar qytetarin me institucionin e bashkisë është krijuar 'Përmirëso Qytetin'. Këtu qytetari mund të dërgojë ankesën në mënyrë elektronike direkt nëpërmjet kompjuterit apo celularit të tij dhe të marri përgjigje sa më shpejt për problemin.

Qëllimi i 'Përmirëso Qytetin' dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

Qëllimi i kësaj platforme online është që të kontribuojë sa më shumë në zgjidhjet e problemeve që ne kemi si qytetar dhe si komunitet, zgjidhja e të cilave nuk është vetëm përgjegjësi e Insitucionit të bashkisë por e të gjithëve Ne.

Gjithashtu platforma 'Përmirëso Qytetin' krijon mundësinë e një rrejti social ku qytetarët mund të diskutojnë dhe të japin vlerësime për cështje te ndryshme.

'Përmirëso Qytetin' ka si qëllim të afrojë sa më shumë qytetarin në vendimmarrjet e bashkisë, në zgjidhjen e problemeve të shumta. Kjo jo vetëm që ndërgjegjëson qytetarët që të jenë pjesë e ndryshimeve të qytetit por bën edhe institucionet më të përgjegjshëm në punën e tyre.

Pjesëmarrja në këtë platformë na bën pjesë e vendimmarjeve në nivel lokal duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetës tonë në komunitet dhe rrjedhimisht dhe në atë individuale.

Kjo do të thotë që ne të jemi pjesë e ndryshimeve të rrugëve tona, furnizimit me ujë, të ndricimit, të pastrimit të qytetit tonë, etj.